Tragjedia në minierën e Tërnovës: Ra në furnelën e kromit, nxirret pas orësh kërkimesh trupi i minatorit 40-vjeçar - Gazeta Express
string(112) "tragjedia-ne-minieren-e-ternoves-ra-ne-furnelen-e-kromit-nxirret-pas-oresh-kerkimesh-trupi-i-minatorit-40-vjecar"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2026 16:55

Tragjedia në minierën e Tërnovës: Ra në furnelën e kromit, nxirret pas orësh kërkimesh trupi i minatorit 40-vjeçar

Lajme

Gazeta Express

02/08/2026 16:55

Ka përfunduar me një bilanc tragjik operacioni i kërkim-shpëtimit në minierën e Tërnovës në Bulqizë. Trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar, Ilir Kalaveri, është nxjerrë nga thellësia e minierës, pas aksidentit të rëndë gjatë procesit të punës.

Ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës, kur 40-vjeçari nga Burreli, i punësuar si minator në subjektin privat “Eternal Security”, ra në një furnelë dhe u mbulua nga materiali i kromit në malin e Tërnovës.

Pas sinjalizimit për aksidentin, grupet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë nisën operacionin për lokalizimin e tij.

Për disa orë vijuan përpjekjet në kushtet e vështira të punës nëntokësore, por minatori u gjet pa shenja jete.

Advertisement
Advertisement
Advertisement