Trafikimi i klandestinëve, zbardhen emrat e personave të arrestuar, mes tyre dhe një grua - Gazeta Express
string(87) "trafikimi-i-klandestineve-zbardhen-emrat-e-personave-te-arrestuar-mes-tyre-dhe-nje-grua"

Ballina

Gazeta Express

19/01/2022 14:15

Trafikimi i klandestinëve, zbardhen emrat e personave të arrestuar, mes tyre dhe një grua

Ballina

Gazeta Express

19/01/2022 14:15

Janë zbardhur emrat e personave të arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “ASTROLABIO”, të cilët akuzohen për trafikimin e klandestinëve, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Personat e arrestuar me urdhër të SPAK janë:

Lexo Edhe:

Dushan Spahiu, Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjat Myrtaj, Roland Ramadani, Emiljano Likaj (Gaçaj), Qazim Ismailaj, Fatjon Belaj, Zamir Muliu, të gjithë banues në Vlorë

Fatos Dusha, Robert Hysa, Arjol Lleshi, të tre banues në Tiranë

Fatjon Koçllari, banues në Durrës

Kristiana Sako, banuese në Divjakë

Muhamed Abdurrahim Sherif (Alias) Abdel Rehim Muhamed Eli, banues në Egjipt

Mustafa Hysein Koseoglu, banues në Stamboll, Turqi

Mehdi Mamushli, banues në Iran.

Burime bëjnë me dije se pjesëtarët e 4 grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim ndërmjet tyre aktivitetin kriminal (2 grupe në Itali, 1 grup në Shqipëri dhe 1 grup në Turqi). Personat kontrobandoheshin nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim vendet e tjera të BE-së.

Pjestarët e këtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5,000 deri në 10,000 Euro, i kalonin ato në rrugë tokësore dhe detare.

Nga hetimi i përbashkët i kryer janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1,120 emigrantëve. Nga hetimet e kryera në Shqipëri nga SPAK janë dokumentuar 7 (shtatë) episode kontrabandimi të personave nga Lindja e Mesme, të kryera ne Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë. Mëngjesin e sotëm, në kuadër të këtij operacioni, janë ndaluar pesë persona në Vlorë të cilët më pas janë shoqëruar nga policia drejt Tiranës.

Janë kapur në flagrancë edhe personat e kontrabanduar për të kaluar kufijtë shtetërorë në mënyrë të paligjshme, si dhe është dokumentuar aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar. Gjithashtu janë sekuestruar mjete lundruese (skafe), një anije velierë, automjete, si dhe sende të ndryshme, të cilat shërbenin për kontrabandimin e personave në rrugë tokësore dhe nëpërmjet detit.