Toshkovski: Ndalohet edhe i dyshuari i tretë për vrasjen e mjekut në Shkup - Gazeta Express
string(73) "toshkovski-ndalohet-edhe-i-dyshuari-i-trete-per-vrasjen-e-mjekut-ne-shkup"

Toshkovski: Ndalohet edhe i dyshuari i tretë për vrasjen e mjekut në Shkup

Ballina

Gazeta Express

28/03/2024 16:24

Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski sot tha se është arrestuar edhe një person në lidhje me vrasjen e mjekut në Zhelezaren e Shkupit, të cilit i janë gjetur nëntë plagë me thikë.

“Sipas informacioneve të mia është ndaluar edhe një person. Gjithsej tre persona janë arrestuar. Kërkimet përfunduan në orët e vona. Vazhdojmë me veprime të tjera hetimore, të gjitha për të konstatuar gjendjen faktike përkatëse.

Lexo Edhe:

Posa të kemi informacione të reja shtesë, opinioni do të njoftohet më tutje”, tha Toshkovski.

Ai nuk ka dashur t’i komentojë akuzat nga LSDM-ja se pasi është bërë ministër i Punëve të Brendshme, gjërat nuk po shkojnë më mirë.