Tjetërsimi i pronave me AMTP falso, pista kryesore e vrasjes së ish-zyrtarit Pashko Ujka - Gazeta Express
string(87) "tjetersimi-i-pronave-me-amtp-falso-pista-kryesore-e-vrasjes-se-ish-zyrtarit-pashko-ujka"

Tjetërsimi i pronave me AMTP falso, pista kryesore e vrasjes së ish-zyrtarit Pashko Ujka

Shqiperi

Gazeta Express

30/11/2021 11:40

Konfliktet që janë krijuar për shkak të ushtrimit të detyrës së kyetarit të komunës së Velipojës, janë pista kryesore ku policia dhe prokuroria e Shkodrës, po hetojnë për zbardhjen e vrasjes së ish-funksionarit të shtetit, Pashko Ujka.

Grupi i hetimit beson se Ujka është ekzekutuar për shkak të detyrës që ai ka mbajtur si kryetar i Komunës së Velipojës, zonë kjo që shpesh herë ka pasur mjaft probleme me pronat dhe ndërtimin e pallateve.

Lexo Edhe:

“Po hetohen të gjitha pistat e mundshme, si konfliktet e të birit, Emenuelit, ashtu dhe funksioni që ka pasur viktima më parë dhe konfliktet e tij! Për momentin nuk ka të dhëna për më shumë se një autor” bëjnë të ditur burime.

Burime pranë policisë së Shkodrës, thanë se Ujka dispononte një pallat në zonën e Velipojës, ku pjesërisht e ka shitur dhe pjesërisht e menaxhonte vetë.

Ndërsa gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i komunës Velipojë, Ujka dhe vartësit e tij kanë qënë në hetim nga prokuroria e Shkodrës, për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Kjo pasi nga zyrtarët të komunës së Velipojës, janë ndarë dhjetëra Akte të Marjes së Tokës në Pronësi (AMTP), dokumenta këto të falsifikuara por që shërbenin për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Velipojës.

Shkodër: Kush e vrau Pashko Ujkën? Grupi hetimor kthehet në vendin e atentatit

Madje Ujka, gjatë periudhës kur prokuroria e Shkodrës, hetonte çështjen e tjetërsimit të pronave, ai është paraqitur në prokurori si dëshmitar.

Pista e detyrës që lidhet me skandalin e tjetërsimit të pronave është një nga versionet kryesore që aktualisht po hetojnë oficerët e grupit të hetimit.

Ndërsa për zbardhjen dhe kapjen e autorit që ekzekutoi me një plumb të vetëm Pashko Ujkën, shumë pak të dhëna janë administruar në dosje.

Shkodër: Vritet me silenciator ish-deputeti, u qëllua teksa ishte me bashkëshorten

Mbrëmjen e 29 nentorit 2021 para se të vritej Ujka, ishte duke bërë ecjen e mbrëmjes së bashku me gruan e tij, Natalinë, dhe vëllain e tij, Gjekën.