U qëllua në pritë me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti Pashko Ujka - Gazeta Express
string(75) "u-qellua-ne-prite-me-plumb-pas-shpine-nderron-jete-ish-deputeti-pashko-ujka"

Shqiperi

Gazeta Express

29/11/2021 20:15

U qëllua në pritë me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti Pashko Ujka

Shqiperi

Gazeta Express

29/11/2021 20:15

Ndërron jetë në spitalin e Shkodrës ish-deputeti Pashko Ujka, i cili nga 2011 deri në 2015 drejtoi edhe Komunën e Velipojës. Mbrëmjen e sotme rreth 18:00 atij iu bë pritë dhe u qëllua me silenciator në një lulishte pranë Kishës Ortodokse, teksa ishte duke shkuar në shtëpi.

Si pasojë e plagosjes Ujka humbi shumë gjak dhe pavarësisht thirrjes së familjes për ndihmë për të dhuruar, ai ndërroi jetë rreth orës 20:00.

Lexo Edhe:

Policia ndërkohë është vënë në kërkim të autorit dhe ka ngritur disa postblloqe për kapjen e tij. Po kështu janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes, megjithëse moti i keq vështirëson qartësinë e tyre.