Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, familjarët: Nuk i ka pasur borxhe askujt! - Gazeta Express
string(74) "vrasja-e-ish-deputetit-pashko-ujka-familjaret-nuk-i-ka-pasur-borxhe-askujt"

Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, familjarët: Nuk i ka pasur borxhe askujt!

Shqiperi

Gazeta Express

30/11/2021 9:34

Zbardhen detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku u vra në derën e shtëpisë ish-deputeti dhe ish-kreu i Komunës Pashko Ujka.

Të afërmit e tij sqarojnë se nuk është e vërtetë që ai të jetë plagosur, kercënuar apo qëlluar shtëpia gjatë kohes kur ka qënë deputet apo kryetar i komunes Velipojë.

Lexo Edhe:

Gjithashtu ai nuk ka pasur borxhe financiare dhe as mosmarrëveshje për çështje ndërtimesh, konfirmojnë të afermit e të ndjerit Pashko Ujka.

Ai pritet që të përcillet sot për në banesën e fundit, ndërkohë që Policia nuk ka mundur që të bjerë ende në gjurmët e autorëve.