Tjetër sukses historik, Prishtina e siguron kualifikimin në “Play-Off” të ENBL-së - Gazeta Express
string(78) "tjeter-sukses-historik-prishtina-e-siguron-kualifikimin-ne-play-off-te-enbl-se"

Tjetër sukses historik, Prishtina e siguron kualifikimin në “Play-Off” të ENBL-së

Sport

Gazeta Express

10/02/2023 20:14

KB Sigal Prishtina ka regjistruar një tjetër sukses historik.

Klubi më i trofeshëm në vendin tonë ka siguruar kualifikimin për në “Play-Off” të European North Basketball League (ENBL), shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Vlen të theksohet se është vetëm hera e parë që Prishtina po merr pjesë në këtë ligë.

Prishtinasit, që kanë regjistruar vetëm dy fitore në ENBL, pjesëmarrjen në “Play-Off” ia mundësoi fitorja e Budivelnykut në xhiron e fundit të pjesës së rregullt ndaj Silauait të Lituanisë.

Krahas dy fitoreve, prishtinasit fazën e parë në ENBL e mbyllën edhe me katër humbje.

Kësisoj, Prishtina u rendit e katërta në Grupin A, me tetë pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/