Tiranë/ Zbulohet skema e mashtrimit me bursa studimi në SHBA - Gazeta Express
string(59) "tirane-zbulohet-skema-e-mashtrimit-me-bursa-studimi-ne-shba"

Tiranë/ Zbulohet skema e mashtrimit me bursa studimi në SHBA

Shqiperi

Gazeta Express

06/06/2024 19:10

Një skemë mashtrimi me bursa studimi në SHBA është goditur në Tiranë. Dyshohet se skema është ngritur nga një zyrtare e arsimore në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit në bashkëpunim me një tjetër shtetase,

Bëhet fjalë për projektin e njohur si “Let’s Talk Together About US24.

Lexo Edhe:

Në një njoftim për media, policia bën me dije se një zyrtare në Ministrinë e Arsimit dhe një grua tjetër janë vënë nën hetim, pasi mashtronin qytetarët për bursa dhe mundësi studimi në SHBA.

Sipas bluve, është ushtruar edhe kontroll në banesat e tyre.

“Departamenti i Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, hetime të përbashkëta me zyrtarë të zbatimit të ligjit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, për zbulimin dhe goditjen e një skeme mashtrimi për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për studime në SHBA.  

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ekzekutoi vendimin e Gjykatës, për ushtrimin e kontrollit në banesën e shtetases V. L., zyrtare arsimore në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit.  

Shtetasja V. L. është vënë në hetim, bashkë me shtetasen K. J., pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë krijuar një skemë mashtrimi, duke falsifikuar dokumente, për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për të studiuar në universitetet e SHBA-së, nëpërmjet projektit të njohur si “Let’s Talk Together About US24””, njofton policia.

Skema e mashtrimit u denoncua fillimisht nga ambasada amerikane e cila përmes një njoftimi për median bëri të qartë se projekti nuk ka lidhje me të dhe ngriti alarmin për të informuar  qytetarët që të bëjnë kujdes të mos bien pre, ‘pasi ky grup s’ka lidhje me DASH apo programet arsimore te SHBA’