Tifozi armen provokon nga tribuna me thirrjen “Rusia”, ky ishte reagimi i lojtarëve ukrainas - Gazeta Express
string(89) "tifozi-armen-provokon-nga-tribuna-me-thirrjen-rusia-ky-ishte-reagimi-i-lojtareve-ukrainas"

Futboll

Gazeta Express

13/06/2022 13:26

Tifozi armen provokon nga tribuna me thirrjen “Rusia”, ky ishte reagimi i lojtarëve ukrainas

Futboll

Gazeta Express

13/06/2022 13:26

Kombëtarja e Ukrainës u rikthye së fundmi në fushën e blertë, më shumë se tre muaj nga fillimi i luftës në këtë vend.

Ekipet kombëtare të grupmoshave të ndryshme po i zhvillojnë ndeshjet e tyre ndërkombëtare.

Një të tillë e zhvilloi së fundmi edhe Ukraina U-21, e cila u përball me Armeninë.

Por, ajo që ndodhi në këtë takim ishte e turpshme, shkruan “Gazeta Express”.

Një tifoz i Armenisë e bëri një provokim të rëndë duke thirrur “Rusia”, teksa një lojtar ukrainas po gjuante nga faulli, siç mund ta shihni duke klikuar KETU

Lojtarët e rinj ukrainas mbetën të shtangur për një moment nga ajo që e dëgjuan, por megjithatë nuk ranë pre e këtij provokimi dhe e vazhduan aksionin.

Gjesti i tifozit armen është dënuar ashpër nga komentuesit në një kohë kur Ukraina po përbllet me agresionin rus, i cili e ka për qëllim pushtimin e këtij vendi.

E gjithë bota e sportit i ka dalë në krahë popullit ukrainas, ndërsa rusët janë përjashtuar në shumicën prej aktiviteteve sportive. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement