Tifozët zviceranë me kërkesë interesante për selektorin, Murat Yakin - Gazeta Express
string(67) "tifozet-zvicerane-me-kerkese-interesante-per-selektorin-murat-yakin"

Sport

Gazeta Express

19/06/2024 19:46

Tifozët zviceranë me kërkesë interesante për selektorin, Murat Yakin

Sport

Gazeta Express

19/06/2024 19:46

Zvicra do të përballet sonte nga ora 21:00 me Skocinë, me ndeshjen që luhet në kuadër të xhiros së dytë të “EURO 2024”.

 Tifozët zviceranë ishin të kënaqur me paraqitjen e kombëtares së tyre ndaj Hungarisë, ndeshje të cilën Zvicra e fitoi 3-1.

Mirëpo, ata kanë po ashtu një kërkesë për trajnerin Murat Yakin.

Duke udhëtuar me tren për në Koln, mediumi zviceran “Blick” ka pyetur tifozët për formacionin startues të natës së sotme.

Ata kanë bërë të ditur se formacioni duhet të jetë i njëjtë, mirëpo me një ndryshim të vetëm, të futet Shaqiri nga minuta e parë.

Shaqiri është mjaftë i dashur për tifozët helvetik, duke qenë një nga figurat kryesore të Zvicrës nëpër kampionate botërore e europiane.

Me Zvicrën, sulmuesi me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit ka 123 paraqitje, duke shënuar 31 gola./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement