Tifozët holandezë i japin notën birrës shqiptare - Gazeta Express
string(48) "tifozet-holandeze-i-japin-noten-birres-shqiptare"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 15:12

Tifozët holandezë i japin notën birrës shqiptare

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 15:12

Tifozët e Romës dhe Feyenoord kanë nisur të vijnë në Tiranë që nga dita e djeshme.

Në prononcime për A2 CNN nga aeroporti “Nënë Tereza”, holandezët treguan përshtypjet e para e që u ka lënë kryeqyteti dhe birra shqiptare.

Lexo Edhe:

“Është hera jonë e parë në Shqipëri. Birra shqiptare është mirë, është e pijshme”, tha njëri prej tyre.

Më tej, holandezët premtuan se do të kthehen shpesh në vendin tonë për turizëm, nëse Tirana i sjell fat për të fituar Ligën e Konferencës.

“Kemi ardhur këtu për të parë ndeshjen, por do të bëjmë edhe turizëm. Kjo është hera ime e parë në Shqipëri dhe besoj se do të jetë e fundit, pasi finalet nuk luhen gjithmonë në Tiranë. Por, nëse e fitojmë këtë finale, do të kthehem prapë. Do të vijmë çdo vit nëse fitojmë”, thanë tifozët.

Videon mund ta shihni duke klikuar këtu: VIDEO