Situata rreth Kylian Mbappés te Real Madridi po vazhdon të përshkallëzohet – këtë herë e nxitur nga vetë tifozët e klubit.
“Madridistat” në platformën “X” kanë nisur një peticion online që është qartësisht kundër qëndrimit të superyllit francez në klub.

Fushata u bë virale në një kohë shumë të shkurtër: sipas raportimeve, mbi 100,000 nënshkrime u mblodhën në më pak se dy orë.

Tifozët e zhgënjyer po e përdorin këtë si një mënyrë për të bërë një deklaratë dhe për të shprehur pakënaqësinë e tyre me situatën aktuale të Mbappes në klub.
Reagimet emocionale po shtohen gjithashtu në rrjetet sociale.
Disa tifozë po kritikojnë paraqitjet e ekipit dhe kanë frikë se, pa ndryshime, klubi mund të përballet me një tjetër sezon pa trofe.
Të tjerë, edhe pse e marrin situatën me humor, e bëjnë të qartë se durimi i tyre po shteron.
Edhe pse peticioni nuk ka ndikim zyrtar në vendimet e Real Madridit, ai tregon qartë sa e tensionuar është atmosfera rreth Kylian Mbappés në këtë moment.
Presioni mbi 27-vjeçarin po rritet – jo vetëm brenda klubit, por tani edhe dukshëm nga tribunat dhe online.
Mbappe u transferua te Reali në vitin 2024 nga PSG-ja si lojtar falas. Ai më në fund transferohej në klubin mbretëror, me këta të fundit që po e kërkonin Mbappen për shtatë vite me radhë./GazetaExpress/