Sunday Rose shkëlqen në Met Gala 2026 - Gazeta Express
string(37) "sunday-rose-shkelqen-ne-met-gala-2026"

Yjet

Gazeta Express

05/05/2026 18:40

Sunday Rose shkëlqen në Met Gala 2026

Yjet

Gazeta Express

05/05/2026 18:40

Nicole Kidman u shfaq në Met Gala 2026 krah vajzës së saj 17-vjeçare, Sunday Rose, duke tërhequr vëmendjen në një mbrëmje të mbushur me elegancë dhe simbolikë.

Aktorja fituese e “Oscar”-it, në rolin e bashkëkryetares së eventit, u paraqit me një fustan të kuq me xixa nga Chanel, ndërsa Sunday Rose bëri debutimin e saj në tapetin e famshëm me një fustan rozë pa rripa nga Dior, në përputhje me temën “Moda është Art”.

Dyshja nënë-bijë u panë duke ecur dorë për dore, duke pozuar së bashku dhe duke ndarë momente të ngrohta, duke reflektuar një lidhje të fortë përtej spekulimeve të fundit për tensione familjare.

Paraqitja e tyre vjen mes raportimeve për distancim familjar pas ndarjes së Kidman nga Keith Urban. Sipas mediave, Sunday Rose thuhet se ka ndërprerë ndjekjen e të atit në rrjetet sociale, ndërsa ajo dhe motra e saj më e vogël raportohet të jenë të rezervuara ndaj zhvillimeve të reja në jetën personale të tij.

Megjithatë, në Met Gala, çdo zhurmë mediatike u la në hije nga debutimi i rëndësishëm i Sunday Rose. Edhe pse vetëm 17 vjeçe, ajo po ndërton gradualisht profilin e saj në industrinë e modës, me pjesëmarrje në sfilata dhe paraqitje në kopertina revistash, duke ndjekur një rrugë të ngjashme me atë të nënës së saj në showbiz. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement