Tifozët e Lazios njoftojnë për protestë masive ndaj presidentit të tyre, ai e blen edhe një klub tjetër - Gazeta Express
string(102) "tifozet-e-lazios-njoftojne-per-proteste-masive-ndaj-presidentit-te-tyre-ai-e-blen-edhe-nje-klub-tjeter"

Futboll

Gazeta Express

26/06/2026 23:47

Tifozët e Lazios njoftojnë për protestë masive ndaj presidentit të tyre, ai e blen edhe një klub tjetër

Futboll

Gazeta Express

26/06/2026 23:47

Tifozët e Lazios kanë njoftuar një protestë masive më 2 korrik dhe zemërimi i tyre është shtuar edhe më shumë pasi u bë e ditur se presidenti Claudio Lotito ka blerë një tjetër klub, Regginan.

Ultrasit kanë bojkotuar ndeshjet në shtëpi prej muajsh në “Stadio Olimpico”, duke bërë që tribunat të mbeten thuajse të boshatisura edhe gjatë ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit në Serie A.

Ata e pezulluan protestën vetëm në disa raste të veçanta, më i rëndësishmi ishte finalja e Kupës së Italisë, ku Lazio u mposht nga Interi.

Bëhej fjalë për mbajtës të abonimeve sezonale, të cilët i kishin paguar tashmë vendet e tyre në “Stadio Olimpico”.

Me sezonin e ri që po afron, ata po e shtojnë presionin ndaj presidentit Lotito, duke njoftuar një grumbullim masiv në rrugët e qytetit në mbrëmjen e 2 korrikut.

Marshimi do të nisë nga Ponte Milvio dhe do të përfundojë në Piazzale Ankara, pranë “Stadio Flaminio”.

Situata pritet të përkeqësohet edhe më tej, pasi këtë mbrëmje kryetari i bashkisë së Reggio Calabrias, Francesco Cannizzaro, njoftoi në rrjetet sociale se Lotito ka blerë klubin e falimentuar Reggina.

Kjo mund të krijojë probleme, pasi rregullat e reja ndalojnë që një person të zotërojë më shumë se një klub në ligat profesionale.

Pas falimentimit, Reggina po garon në Serie D, por nëse arrin të sigurojë ngjitjen në Serie C, atëherë Lotito do të detyrohej të zgjidhte mes Regginas dhe Lazios.

Ekziston edhe një rast tjetër i pronësisë së shumëfishtë, pasi Aurelio De Laurentiis është president i Napolit dhe Barit.

Megjithatë, duke qenë se kjo situatë ishte krijuar përpara hyrjes në fuqi të rregullave të reja, atij i është dhënë afat deri në sezonin 2028-29 për ta zgjidhur këtë çështje./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement