Thirret protestë kundër vendosjes së pagesës në rrugën Prizren-Prevallë: Bashkë për interesin e përbashkët   - Gazeta Express
string(105) "thirret-proteste-kunder-vendosjes-se-pageses-ne-rrugen-prizren-prevalle-bashke-per-interesin-e-perbashket"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2026 23:51

Thirret protestë kundër vendosjes së pagesës në rrugën Prizren-Prevallë: Bashkë për interesin e përbashkët  

Lajme

Gazeta Express

26/06/2026 23:51

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren – Prevallë.

Sipas njoftimit të organizatorëve, protesta do të mbahet të dielën, nga ora 12:00 deri në orën 14:00, në rrugën që çon drejt Prevallës, tek vendi ku po zhvillohen punimet.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe, duke theksuar se qëllimi i protestës është kundërshtimi i vendimit për vendosjen e pagesës dhe kërkesa për një zgjidhje që, sipas tyre, merr parasysh interesin e qytetarëve dhe të banorëve të zonës.

“Bashkë për interesin e përbashkët”, thuhet në thirrjen drejtuar qytetarëve për t’iu bashkuar protestës paqësore, shkruan tvPrizreni.

Advertisement
Advertisement
Advertisement