Tifozët besojnë se e kanë gjetur arsyen pse Wilder humbi - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

28/02/2020 8:31

Tifozët besojnë se e kanë gjetur arsyen pse Wilder humbi

Sport

Gazeta Express

28/02/2020 8:31

Tifozët janë shprehur të bindur nëpër rrjete sociale se boksieri amerikan Deontay Wilder ka pësuar disfatë kundër Tyson Furyt pasi që trajneri i tij, Jay Dean, nuk i jepte këshilla të mjaftueshme mes rundeve të meçit.

Deontay Wilder, 34-vjeçar, e pësoi disfatën e parë në karrierë të shtunën e kaluar, kur u mposht nga britaniku Tyson Fury dhe e humbi titullin e WBC-së në kategorinë e peshave të rënda në boks, transmeton Gazeta Express.

Fury e rrëzoi Wilderin në dysheme dy herë në rundet tre dhe pesë, para se ekipi i amerikanit ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, duke e dorëzuar meçin.

Wilderi e pësoi një çarje në vesh pas një serie grushtesh nga Fury, gjë që çoi në dorëzimin e meçit, por ai këmbënguli se ishte mirë.

Por, këto dëmtime s’e ndalën Wilderin të pretendojë se ai humbi për shkak se kostumi, i cili peshonte më shumë se 20 kilogramë, ia dobësoi këmbët dhe ia shkaktoi humbjen.

Megjithatë, tani tifozët besojnë se e kanë gjetur arsyen pse Wilderi pësoi humbje në atë meç. Kjo pasi që audiot nga qoshja e Wilderit me trajnerin Jay Dean, pas rundit të gjashtë, tregojnë se trajneri nuk i jepte mjaftueshëm udhëzime boksierit amerikan.

“Shtyje, dora e djathtë. Shtyje, dora e djathtë”, ishte e gjitha që thoshte trajneri, i cili tani po akuzohet se nuk i ka këshilla të mjaftueshme Wilderit për ta fituar meçin në ring. /Gazeta Express/