“The Rock” shpërthen në lot, pasi Rob Delaney e falënderon atë - Gazeta Express
string(59) "the-rock-shperthen-ne-lot-pasi-rob-delaney-e-falenderon-ate"

TV/Film

Gazeta Express

18/10/2022 19:57

“The Rock” shpërthen në lot, pasi Rob Delaney e falënderon atë

TV/Film

Gazeta Express

18/10/2022 19:57

“Kur dëgjova për historinë e tij ajo tronditi familjen tonë”. Dwayne ‘The Rock” Johnson ka shpërthyer në vaj në emisionin “The One”, teksa Rob Delaney e ka falënderuar atë që i ka qëndruar pranë pas vdekjes së djalit të tij, Henry

Rob Delaney dhe Dwayne ‘The Rock’ Johnson kanë shpërndarë një moment emocional të hënën në mbrëmje gjatë emisionit “The One”.

Lexo Edhe:

Yjet janë paraqitur në emisionin televiziv britanik për të diskutuar për projektet e tij, përfshirë edhe kujtimet e Robit për djalin e tij Henri, i cili vdiq si shkak i tumorit në tru në moshën dy vjeçare më 2018.

Rob, i cili punoi bashkë me Dwaynë në filmin “Hobbs and Shaw” më 2019, kujtoi se si superylli amerikan ishte kujtuar për t’i dërguar atij një mesazh “ngushëllues”, pas vdekjes së Henryt.

Pasi Rob zbuloi lajmin e trishtuar për humbjen e Henryt bëri një postim në rrjetet sociale më 2018, duke drejtuar homazhe për këtë humbje online edhe pse ai dhe humoristi nuk kishin punuar së bashku në ndonjë film.

“Qëndro i fortë miku imë. Ohana (shprehje indiane për shpiritin) ime dërgon dashuri dhe dritë të ju dhe Ohana juaj”, kishte shkruar The Rock në Twitterin  tij.

“Ai më dërgoi një cicërimë twitter tepër të ëmbël pasi vdiq Henry, të cilën gjë ai nuk ka mundur as ta bëjë”, ka treguar rob në emisionin “The One”.

Dwaynë është parë duke fshirë lotët teksa ai ka thënë këto fjalë. “Kam fëmijë në shtëpi, të gjitha vajza, e para 21 vjeç kurs dy të fundit gjashtë dhe katër. Ai tregim, kur e dëgjuam si familje na ka tronditur”, tha Rock.

“Dwayne bëri një gjest të mirë, ai përmendi emrin e Henryt dhe tha diçka të ëmbël dhe ai e bëri këtë natyrshëm”, shtoi Rob duke buzëqeshur. /GazetaExpress/