Thaçi udhëton drejt Berlinit për të folur për dialogun me Serbinë - Gazeta Express
string(60) "thaci-udheton-ne-berlin-per-te-folur-per-dialogun-me-serbine"

Gazeta Express

04/12/2019 14:36

Thaçi udhëton drejt Berlinit për të folur për dialogun me Serbinë

Gazeta Express

04/12/2019 14:36

Zyra për komunikim me publikun e Presidentit të Kosovës ka njoftuar se sot Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Berlin të Gjermanisë ku do të flasë për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, raporton Gazeta Express.

Thaçi në Berlin do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim”.

Presidenti Thaçi në këtë konferencë do të jetë në panel me ish-ambasadorin gjerman Wolfgang Ischinger, ish-ambasadorin amerikan Frank Wisner, si dhe ish-përfaqësuesen për Politikë të Jashtme të BE-së, baroneshën Catherine Ashton.

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë shtetërore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement