Thaçi shpeshton takimet me Haradinajn, folën për “zhvillimet politike në vend” - Gazeta Express
string(75) "thaci-shpeshton-takimet-me-haradinajn-folen-per-zhvillimet-politike-ne-vend"

Gazeta Express

28/10/2020 16:35

Thaçi shpeshton takimet me Haradinajn, folën për “zhvillimet politike në vend”

Gazeta Express

28/10/2020 16:35

Presidenti Thaçi ka takuar sot, siç dihet publikisht, Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn. Presidenti ka pasur edhe një takim tjetër me Haradinajn para pak ditësh. Zyra e Presidentit thotë se folën për zhvillime politike.

Zyra e Presidentit i ka thënë Gazetës Express se Thaçi sot i takoi kryetarët e partive për të biseduar për zgjedhjet që do të mbahen në Podujevë dhe për zhvillimet në vend.

Lexo Edhe:

“Presidenti i ka takuar sot liderët e partive politike, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet në komunën e Podujevës dhe për zhvillimet e përgjithshme politike në vend”, ka thënë Zyra për Informim e Presidencës.

Ndërkaq, më parë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha për media se në takim sot e ka thirrur Presidenti. Siç tha ish-kryeministri, Thaçi nuk i ka treguar nëse ka “diçka të re” nga Gjykata Speciale.

Haradinaj ka thënë se s’kanë folur për pozitën e presidentit dhe se presidenti Thaçi nuk ka thënë asgjë rreth punës së Speciales. /Express/