Thaçi pyet Kusarin: Si do ta zgjidhni Vjosa Osmanin presidente pa koalicion me PDK’në dhe LDK’në? - Gazeta Express
string(93) "thaci-pyet-kusarin-si-do-ta-zgjidhni-vjosa-osmanin-presidente-pa-koalicion-me-pdkne-dhe-ldkne"

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 21:42

Thaçi pyet Kusarin: Si do ta zgjidhni Vjosa Osmanin presidente pa koalicion me PDK’në dhe LDK’në?

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 21:42

Analisti Jusuf Thaçi ka pyetur Mimoza Kusari-Lilën e cila po garon për deputete në kuadër të listës së Vetëvendosjes lidhur me planet e tyre për qeverisjen.

Thaçi është interesuar se si mund të zgjidhet Vjosa Osmani presidente, nëse VV nuk hyn në koalicion me PDK’në dhe LDK’në.

Lexo Edhe:

“Si keni mëndu me adresuar çështjen e presidentit, si do t’i arrini 80 vota pa koalicion me PDK’në ose LDK’në”, pyeti Thaçi në Pressing.

 ‘Kjo natyrisht se mbetet subjekt i trajtimit pas mandateve në Kuvend. E kuptojmë se janë disa rregulla që prapë është një vendim i Gjykatës Kushtetuese që edhe 61 deputetë e votojnë presidentin ose presidenten prapë 80 duhet të jenë prezentë në sallë dhe kjo e bën subjekt të diskutimit varëisht nga numri i mandateve të fituara për parti politike”, theksoi Kusari-Lila.

“Unë jam shumë e bindur se ka me kaluar 50 për qindëshin, bile ka me iu ofruar 60 për qindëshit’, tha Kusari-Lila.