Thaçi: Masakra e Tivarit hyn në radhën e krimeve kundër njerëzimit - Gazeta Express
string(65) "thaci-masakra-e-tivarit-hyn-ne-radhen-e-krimeve-kunder-njerezimit"

Thaçi: Masakra e Tivarit hyn në radhën e krimeve kundër njerëzimit

Gazeta Express

30/03/2020 9:37

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar Masakrën e Tivarit të vitit 1945, duke thënë se kjo masakër hyn në radhën e krimeve më të rënda kundër shqiptarëve

Në përvjetorin e 75 të saj, Thaçi përkujtoi këtë masakër duke thënë se ky krim ishte për qëllim të heshtej në politika jugosllave dhe serbe në kontekstin e fitores mbi fashizmin, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Lexo Edhe:

I pari i shtetit tutje tha se pavarësisht ngufatjes së gjatë, shqiptarët kurrë nuk e harruan këtë krim monstruoz, për të cilin askush nga ideatorët dhe ekzekutuesit nuk është vënë para drejtësisë.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi, pa ndërhyrje:

“Pas shuarjes së kryengritjes të komandantit Shaban Polluzha, Masakra e Tivarit është ndër krimet më të rënda ndaj shqiptarëve në vitin 1945. Të çarmatosur, të uritur, të etur, mijëra shqiptarë u nisën drejt vdekjes së planifikuar nga kreu ushtarak dhe politik jugosllav. Ky krim u përpoq të minimizohet dhe të heshtet në politika jugosllave dhe serbe në kontekstin e fitores mbi fashizmin, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Por, pavarësisht ngufatjes së gjatë, shqiptarët kurrë nuk e harru an këtë krim monstruoz, për të cilin askush nga ideatorët dhe ekzekutuesit nuk është vënë para drejtësisë.

Masakra e Tivarit hyn në radhën e krimeve kundër njerëzimit, e kryer sot e 75 vjet më parë”.