string(87) "tentoi-te-digjte-me-benzine-fqinjin-pas-nje-konflikti-arrestohet-32-vjecari-ne-librazhd"

Shqiperi

Gazeta Express

10/06/2025 16:31

Tentoi të digjte me benzinë fqinjin pas një konflikti, arrestohet 32-vjeçari në Librazhd

Shqiperi

Gazeta Express

10/06/2025 16:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd, ku një 32-vejçar ka tentuar të djegë me benzinë fqinjin e tij pas një konflikti për motive te dobëta.

Autori, shtetasi me iniciale G.O., është arrestuar nga policia, ndërsa fqinji i tij, 75-vjeçari, shtetasi me iniciale S.O., ndodhet në spital pasi ka pësuar djegie.

Tentoi të vriste duke e djegur me lëndë djegëse benzinë fqinjin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet menjëherë pas ngjarjes, autori.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Prrenjasit ka shkuar për të marrë mjekim shtetasi S. O., 75 vjeç, dyshuar i djegur me lëndë djegëse, kanë kryer veprimet hetimore dhe operacionale për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. O., 32 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75 vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar shtetasi S. O., 75 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.