Tensione te Drita pas eliminimit në Kupë nga Prishtina, përfshihen "Intelektualët" - Gazeta Express
string(79) "tensione-te-drita-pas-eliminimit-ne-kupe-nga-prishtina-perfshihen-intelektualet"

Futboll

Gazeta Express

24/04/2024 19:20

Tensione te Drita pas eliminimit në Kupë nga Prishtina, përfshihen “Intelektualët”

Futboll

Gazeta Express

24/04/2024 19:20

FC Prishtina është finalistja e dytë në Kupën e Kosovës në futboll.

Klubi nga kryeqyteti fitoi 0:1 pas vazhdimeve në ndeshjen e dytë që u zhvillua në Gjilan.

Lexo Edhe:

Rezultati në ndeshjen e parë ishte 0:0, e njëjtë ishte edhe në kohën e rregullt sot.

Por, në minutën e 111-të, ishte Dabiqaj që shënoi autogol, me të cilën Prishtina u kualifikua në finale.

E pas ndeshjes pati tensione të mëdha.

Tifozët e Dritës, “Intelektualët” ishin të pakënaqur duke shkaktuar tensione pas përfundimit dhe duke kërkuar takim me trajnerin dhe lojtarët për eliminimin në Kupë.