Temperaturat e ulëta, bie borë në disa pjesë të Kosovës - Gazeta Express
string(54) "temperaturat-e-uleta-bie-bore-ne-disa-pjese-te-kosoves"

Temperaturat e ulëta, bie borë në disa pjesë të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

21/04/2024 14:45

Temeraturat që ranë deri në 0 gradë celsius kanë sjellë reshje bore në disa pjesë të vendit.

Në një fshat të Dragashit, bora e ka mbuluar tokën, siç shihet në një video të publikuar nga Llapi.info.

Lexo Edhe:

Borë ka edhe në fshatin Koliq, rreth 20 kilometra në verilindje të Prishtinës. Meteo Ballkan ka publikuar pamje të reshjeve atje.

Edhe më shumë borë ka në Dukaivë të Rugovës në Pejë.

Prishtina Weather ka paralajmëruar se ulja e temperaturave deri në 0 dhe 3 gradë minimale, e 14 deri në 16 gradë celsius maksimale, do të sjell reshje shiu e bore.