Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë - Gazeta Express
string(111) "temperaturat-e-larta-auv-thirrje-per-kujdes-ne-ruajtjen-e-ushqimeve-tek-te-gjitha-hallkat-e-zinxhirit-ushqimore"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2026 15:30

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Lajme

Gazeta Express

26/06/2026 15:30

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve për shkak të temperaturave të larta.

AUV-i u ka bërë thirrje qytetarëve dhe të gjithë operatorëve ekonomikë që merren me ushqime.

“Në çfarëdo hallke të zinxhirit ushqimorë, prodhim, përpunim, ruajtje, transport, deponim, shpërndarje, tregtim. Bizneset e gastronomisë qe merren me përgatitjen e ushqimit, përfshirë restorantet, hotelet, sallat e dasmave, marketet, furrat, qebaptoret, fast-food-et dhe subjektet e tjera në kontakt me ushqimin të zbatojnë me përpikëri kërkesat ligjore dhe kushtet sipas standardeve te sigurisë ushqimore. Në veçanti tani me ngritjen e temperaturave, ruajtja e produkteve ushqimore në temperaturat e përcaktuara me etiketë të produktit. Kontrollimi i rregullt i pajisjeve ftohëse dhe ngrirëse për të siguruar ruajtje të duhur. Zbatim në përpikëri i masave të vetëkontrollit”, thuhet në njoftim.

AUV-i po ashtu kërkon nga të gjithë qytetarët konsumatorë që të tregojnë kujdes nga momenti i blerjes, transporti i produkteve deri në shtëpi, ruajtja e tyre në kuzhina e deri tek konsumimi.

“Secili produkt ushqimor i cili kërkon kushte specifike të ruajtjes, e ka të deklaruar temperaturën ruajtëse në etiketim. Produkte të ndjeshme ndaj temperaturave të larta janë produktet me prejardhje shtazore, po kujdesi duhet të ketë edhe ndaj produktet tjera të cilat e kanë të specifikuar ruajtjen në dekleracion në temperaturë të caktuar. Vetë jetëgjatësia e produktit është e lidhur me kushtet e ruajtjes”, thuhet në njoftim.

AUV-i thekson se siguria ushqimore është përgjegjësi e përbashkët, andaj secili duhet ta ndjejë vetën përgjegjës për ruajtje të ushqimeve në secilin rast.

“Vetëm përmes respektimit të rregullave dhe kujdesit mund të parandalojmë rastet e helmimeve ushqimore dhe të mbrojmë shëndetin e konsumatorëve. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të intensifikojë kontrollet gjatë periudhës së verës për të mbikëqyrë respektimin e kërkesave ligjore dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Asnjë shkelje nuk do të tolerohet.Shëndeti publik është i varur nga siguria ushqimore, ruajeni ushqimin në mënyrë të sigurt!”, thuhet tutje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement