Në kryeqytetin e Bahrejnit, Manama, është mbajtur Takimi Ministror ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), i bashkëkryesuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe ministri i Jashtëm i Bahrejnit, Abdullatif bin Rashid Al Zayani.
Në takim, ku morën pjesë edhe ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të GCC-së, u diskutuan çështje kyçe të sigurisë rajonale, përfshirë Iranin, Gazën, Sirinë dhe Libanin, si dhe u riafirmua partneriteti strategjik SHBA-GCC.
Ministrat aty riafirmuan mbështetjen e tyre për Planin Gjithëpërfshirës të Presidentit Trump për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, i cili është miratuar përmes Rezolutës 2803 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Today, the U.S. and GCC reaffirmed their strong support for the Board of Peace's efforts to advance stabilization, recovery, and reconstruction in Gaza in line with U.N. Security Council Resolution 2803. They stressed the importance of demilitarization in Gaza to enable…
— Board of Peace (@BoardOfPeace) June 26, 2026
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, mirëpriti pjesëmarrjen historike të vendeve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) në Bordin e Paqes dhe i falënderoi ato për angazhimin e tyre në avancimin e përpjekjeve për stabilizimin, rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Gazës, thuhet në një komunikatë të Departamentit amerikan të Shtetit.
“Ministrat theksuan rëndësinë e çarmatimit të të gjitha grupeve të armatosura jo-shtetërore për të mundësuar rindërtimin e Gazës, si dhe nevojën që përgjegjësitë t’i kalojnë një komiteti civil palestinez të pavarur dhe teknokratik. Ata vlerësuan deklaratën e Presidentit Trump se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë aneksimin e Bregut Perëndimor, duke nënvizuar se përparimi në rindërtimin e Gazës dhe reformat në Autoritetin Palestinez do të krijojnë kushtet për një rrugë të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze”, thuhet në njoftim.
Ministrat riafirmuan gjithashtu se askush nuk do të detyrohet të largohet nga Gaza dhe se ata që zgjedhin të largohen do të kenë të drejtë të kthehen.
Gjithashtu, ministrat mirëpritën memorandumin e mirëkuptimit (MOU) të nënshkruar më 17 qershor ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe vlerësuan rolin e rëndësishëm ndërmjetësues të Pakistanit dhe Katarit. Rihapja e Ngushticës së Hormuzit po ashtu u mirëprit, duke theksuar se lundrimi i lirë, i pakushtëzuar dhe pa kufizime, përfshirë të drejtën e kalimit të garantuar nga e drejta ndërkombëtare, mbetet thelbësor për sigurinë rajonale dhe globale.
Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) është një aleancë politike, ekonomike dhe e sigurisë që përbëhet nga gjashtë vende arabe: Bahrejni, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./Express/
Në filozofinë e Feng Shui-t, shtëpia nuk është thjesht një vend ku jetojmë. Ajo konsiderohet një hapësirë ku energjia...