Temperatura jashtëzakonisht të larta pritet të godasin pjesë të Evropës këtë fundjavë - Gazeta Express
string(85) "temperatura-jashtezakonisht-te-larta-pritet-te-godasin-pjese-te-evropes-kete-fundjave"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 13:05

Temperatura jashtëzakonisht të larta pritet të godasin pjesë të Evropës këtë fundjavë

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 13:05

Pjesë të mëdha të Evropës po përgatiten për temperatura shumë të larta këtë fundjavë, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme në pranverë po bëhet “normalja e re”.

Në Spanjë, shërbimi meteorologjik AMET paralajmëron se gadishulli Iberik do të përjetojë temperatura të pazakonta për këtë periudhë të vitit, me deri në 38°C në disa lugina si Guadiana dhe Guadalquivir. Edhe gjatë natës priten temperatura të larta që nuk zbresin nën 20°C, të cilat quhen “net tropikale”.

Në Mbretërinë e Bashkuar, temperaturat mund të arrijnë deri në 33°C, duke thyer rekorde për muajin maj, sidomos në jug të Anglisë dhe Midlands. Parashikohet mot i thatë dhe me diell.

Në Gjermani, temperaturat pritet të lëvizin rreth 30°C, ndërsa në disa rajone mund të shkojnë deri në 31°C. Në Francë (Paris), pritet deri në 33°C gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme.

 Në Itali (Romë), temperaturat do të jenë rreth 31°C, ndërsa në Portugali (Lisbonë) priten rënie graduale nga 31°C në 27°C gjatë ditëve të fundjavës, shkruan Euronews.

Advertisement
Advertisement
Advertisement