Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset punonjësi i IMT-së, sa kishte përfunduar zbatimin e vendimit - Gazeta Express
string(103) "te-shtena-me-arme-zjarri-ne-tirane-plagoset-punonjesi-i-imt-se-sa-kishte-perfunduar-zbatimin-e-vendimit"

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset punonjësi i IMT-së, sa kishte përfunduar zbatimin e vendimit

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2022 17:56

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Mësohet se shtetasi Qani Muça ka plagosur një punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Ilirjan Gavelli, rreth 50 vjeç që sapo kishte përfunduar zbatimin e një vendimi. Ky i fundit u dërgua në spital dhe ndodhet në sallë nën kujdesin e mjekëve.

Lexo Edhe:

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Todi Shkurti”, ndërsa punonjësi ka marrë një plagë në bark.

Njoftimi:

Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar.

Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi.

52 vjecari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Gazeta Express