Të premten mbahet Kuvendi Zgjedhor në Federatën e Basketbollit - Gazeta Express
string(62) "te-premten-mbahet-kuvendi-zgjedhor-ne-federaten-e-basketbollit"

Basketboll

Gazeta Express

16/12/2020 13:10

Të premten mbahet Kuvendi Zgjedhor në Federatën e Basketbollit

Basketboll

Gazeta Express

16/12/2020 13:10

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) të premten më 18 dhjetor do ta mbajë Kuvendin e Rregullt Zgjedhor.

Lexo Edhe:

Kuvendi do të mbahet në ora 15:00 në Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”.

Siç është bërë e ditur më herët, kryetari aktual i FBK-së, Arben Fetahu do të jetë kandidati i vetëm në Kuvendin Zgjedhor, pasi i ka siguruar nominimet e nevojshme nga klubet.

Për shkak të masave anti-Covid, shtëpia e basketbollit kosovar njofton se në këtë Kuvend janë të lejuar vetëm 50 persona të jenë në sallë, ku 39 janë delegatë.

Për këtë arsye edhe numri i pjesëmarrësve është i limituar dhe Kuvendi do të jetë i mbyllur për media.

Megjithatë, FBK-ja zotohet se do t’ju dërgojë të gjitha mediave pamje (video), fotografi dhe deklarata nga ky Kuvend. /Gazeta Express/