Të dielen ju pret super episod - Promo e episodit 5 të serialit Rrushe - Gazeta Express
string(68) "te-dielen-ju-pret-super-episod-promo-e-episodit-5-te-serialit-rrushe"

Të dielen ju pret super episod – Promo e episodit 5 të serialit Rrushe

Rozë

Gazeta Express

02/06/2021 17:34

Episodi i pestë i serialit dramë-krim Rrushe, i cili lansohet të dielen, duket se do të ketë zhvillime të mëdha e dramatike.

Të dielen, nga ora 20:00 në T7 dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo, shfaqet episodi i pestë i serialit Rrushe, i cili pritet të jetë episodi më dinamik deri më tani.

Lexo Edhe:

Nga episodet e kaluara kemi parë familjen Pirulli, teksa ballafaqohen me shumë probleme si vrasje, intriga, tradhëti e aksidente.

Por, episodi i kaluar, ai i katërt, solli diçka të re në këtë serial. Rrushe u kthye mbrapa në kohë, më saktësisht në vitin 1995, në qytetin e Dresdenit në Gjermani, ku shihen dy persona të përndjekur, Musë Lahu dhe Demir Jaha, teksa bisedojnë për Lëvizjen Qëndresa.

Kjo lëvzije, e filluar nga Demir Jaha dhe babai i tij, duket se ka qëllime patriotike e kombëtare. Por, rreziku që kanoset nga kjo, për Demir Jahën do të thotë largim nga vendi.

Përgjegjës për fletoren dhe për Lëvizjen Qëndresa mbetet Musë Lahu.

 Ndërkohë, në të tashmen, Mentori, babai i familjës Pirulli, pëson diçka që mund të jetë fatale. Se çfarë do të ndodhë në të tashmen e në të kaluarën në Rrushe, mbetet të shihet.

Në gjirafaVideo u lansua edhe promo e episodit të pestë, i cili na jep një ide se çfarë pritet të ndodhë në këtë serial.

Të dielen, ndiqni episodin e pestë të serialit Rrushe, nga 20:00 në T7 apo 21:00 në gjirafaVideo.

Promon e episodit të pestë mund ta shikoni më poshtë.