Këtë javë po rifillon Prishtina Jazz Festival, me super performues përgjatë katër ditëve, e na folëm pak me Taulant Mehmetin për rrugëtimin e tij dhe “bileten kthyese” nga Prishtina në Nju Jork.
Prishtina Jazz Festival po kthehet në shehër! Ndërsa në Prishtinë po kthehet edhe Taulant Mehmeti, një nga jazz performuesit ma t’mirë shqiptarë në botë. Për albumin e fundit të Taulantit kemi shkru gjatë verës, por një anekdotë e bukur është që ky jazz kitarist prishtinali para 13 viteve bash në një edicion të kahmotshëm të Prishtina Jazz Festivalit ka bo hapat e parë të mdhej para publikut. Në nderkohë shkon në Nju Jork, epiqendrën e jazzit botnor, performon në vende të mëdha e të vogla, boton albume me muzikë të bukur, dhe ja – një dekadë e ma shumë ma vonë, kthehet në “vendin e krimit”, apo në edicionin e sivjemë të Prishtina Jazz Festival.
Sivjet PJF ka mu mbajt përgjatë 4 ditëve nga 14 deri 18 nëntor, në Teatrin ODA ku osht mbajt tradionalisht. Ka jazz me inspirim metalin, folklorin, kosjazz, nga performues vendorë dhe ndërkombëtare – bile edhe emna të mëdhej të jazzit botnor, kështu që bleni biletat dhe kënaquni me PJF. Taulanti me quartetin e vet të Big Apple, performon natën e dytë me 15 nëntor.