Ngjarja tragjike që ndodhi ditën e djeshme në Turqi la 9 persona të vdekur e 13 të tjerë të plagosur. Por pas aktit makabër, në rrjete sociale po qarkullon një video që dyshohet se tregon 14-vjeçarin pak para se të kryente sulmin e rëndë në shkollën e tij në Turqinë jugore
Videoja thuhet se është regjistruar nga shokët e tij të klasës pak para sulmit vdekjeprurës në provincën Kahramanmaras ku humbën jetën 9 persona.
Në pamjet filmike, i mituri shihet duke ecur nëpër klasë teksa shihet edhe teksa kërcen. Një shenjë ndoshta paralajmëruese ishin duart e tij të cilat i kishte bashkuar dhe kishte ngritur gishtat treguar në formë armë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, i dyshuari adoleshent në fund kreu vetëvrasje pas sulmit. Mësohet se autori 14-vjeçar ishte “inspiruar” nga një masakër e regjistruar në vitin 2014 në Shtetet e Bashkuara.
🇹🇷 New footage has emerged of the attacker, İsa Aras Mersinli, who shot and killed 9 people and injured 13 in Kahramanmaraş today.
— Visegrád 24 (@visegrad24) April 15, 2026
The video was reportedly recorded by classmates shortly before the attack.
The attacker died by suicide. pic.twitter.com/0OSXjrFrYD