Ish-ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, e ka goditur FFK-në, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Hodaj ka bërë një postim drejtuar FFK-së, pas bastisjeve që kanë ndodhur këto ditë në zyret e Federatës Gjermane të Futbollit.
Kjo bastisje kishte ndodhur rreth biletave falas që ishin shpërndarë, derisa mbi 150 pjesëtarë të policisë gjermane kishin marrë pjesë në këtë bastisje.
Ai në postimin e tij e kritikon FFK-në po ashtu për shpërndarjen e biletave falas, për të cilat thotë se ato shpërndahen si favore dhe në formë ryshfeti.
Hodaj shton se këto deklarime të tij janë të vërteta dhe kushdo që nuk beson, mund ta padisë/
REAGIMI I TIJ I PLOTË:
“Në Gjermani, për dyshime rreth disa biletave falas, mbi 150 efektivë policie bastisën Federatën Gjermane të Futbollit.
Po në Kosovë, çfarë ndodh kur prej vitesh mbi gjysma e biletave të ndeshjeve të Kombëtares (disa mijëra bileta për ndeshje) shpërndahen falas si privilegje e favore në formë ‘ryshfeti’ pa kritere të qarta, pa transparencë dhe pa llogaridhënie?
Ky është dallimi mes një sistemi gjerman ku dyshimet adresohen dhe sistemit në Kosovë ku abuzimet rrezikojnë të normalizohen. Futbolli ka nevojë për transparencë, jo për ‘lloj të privilegjeve në formë të ryshfetit’
P.S. Duke qenë se mungon transparenca dhe kontrolli i pavarur mbi këto çështje, nëse dikush konsideron se këto deklarime nuk janë të vërteta, do të mirëprisja që t’i drejtohej gjykatës me padi. Një proces i tillë do të mundësonte administrimin e provave dhe ekspertizave të nevojshme, për të vërtetuar ose rrëzuar pretendimet e ngritura publikisht. Transparenca dhe verifikimi i fakteve janë gjithmonë në interes të publikut”, shkruan ai./GazetaExpress/
Fluturime nga Baseli për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...