Spanja dhe Austria kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen e tyre në raundin e 32 skuadrave (1/16 e finales) të Kupës së Botës 2026, e cila zhvillohet të enjten në Los Angeles.
Kampionët në fuqi të Evropës dhe fituesit e Kupës së Botës në vitin 2010 e nisën turneun me një barazim 0-0 ndaj Kepit të Gjelbër, përpara se të mposhtnin Arabinë Saudite me rezultatin 4-0 dhe Uruguain 1-0, duke e mbyllur Grupin H në vendin e parë.
Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga Ralf Rangnicku përfundoi e dyta në Grupin J, pasi humbi 2-0 ndaj Argjentinës, barazoi 3-3 me Algjerinë dhe fitoi 3-1 kundër Jordanisë.
Fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet në raundin e 1/8-ës me fituesin e çiftit Portugali – Kroaci, që luhet të premten në orën 00:00 sipas kohës sonë lokale.
Ndeshja e fazës tjetër do të zhvillohet më 6 korrik në Dallas, me fillim nga ora 20:00.
Formacioni i Spanjës: Simon, Porro, Laporte, Cubarsi, Cucurella, Baena, Rodri, Pedri, Olmo, Yamal, Oyarzabal.
Në stol: Raya, Garcia, Pubill, Grimaldo, Garcia, Llorente, Merino, Ruiz, Gavi, Zubimendi, Torres, Pino, Williams, Munoz, Iglesias.
Formacioni i Austrisë: Schlager, Danso, Posch, Alaba, Schlager, Seiwald, Sabitzer, Schmid, Laimer, Wanner, Gregoritsch.
Në stol: Wiegele, Pentz, Affengruber, Lienhart, Mwene, Friedl, Svoboda, Grillitsch, Chukwuemeka, Ljubicic, Prass, Schoepf, Arnautovic, Kalajdzic, Wimmer./GazetaExpress/
Fluturime nga Baseli për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...