Tash ka ligj për Covid 19, dënohet kushdo që nuk i respekton masat - Gazeta Express
string(65) "tash-ka-ligj-per-covid-19-denohet-kushdo-qe-nuk-i-respekton-masat"

Tash ka ligj për Covid 19, dënohet kushdo që nuk i respekton masat

Gazeta Express

14/08/2020 17:36

Me 77 vota për është miratuar edhe në lexim të dytë projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, që ka qenë inciuese e ligjit, i ka falënderuar deputetët që votuan për.

Lexo Edhe:

Projektligji për parandalimin e pandemisë u iniciua në prill pasi që Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur të pavlefshëm vendimin për kufizimin e lëvizjes të ndërmarrë asokohe nga Qeveria Kurti.

Kushtetuesja kishte konstatuar se “kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore mund të bëhet ‘vetëm me ligj’ të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.