Tare insiston për Kumbullën, Interi favorit - Gazeta Express
string(42) "tare-insiston-per-kumbullen-interi-favorit"

Gazeta Express

30/03/2020 21:29

Tare insiston për Kumbullën, Interi favorit

Gazeta Express

30/03/2020 21:29

Kumbulla është shndërruar në një prej mbrojtësve më të kërkuar në itali

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, është një ndër lojtarët më të kërkuar dhe ka shumë mundësi që të ndërrojë skuadër gjatë verës.

Lexo Edhe:

Për të interesim ka shprehur edhe Lazio, drejtori sportiv shqiptar, Igli Tare, e do patjetër në Olimpico.

Megjithatë, konkurrenca është e fortë pasi ka kohë që Interi ia ka vënë syrin, Antonio Conte e do për sezonin e ardhshëm.

Madje raportohet se Marotta ka nisur bisedimet me drejtuesit e Veronës dhe ka marrë të gjitha informacionet e duhura në lidhje me lojtarit.

Shtatlarti shqiptar nga krahu tjetër po qëndron në heshtje dhe nuk e ka ndarë mendjen se ku do të shkojë.

Ai dhe Amir Rrahmani, janë zbulimi i sezonit, derisa kapiteni i Kombëtares së Kosovës tashmë ka ndërruar skuadër. Vetëm pak muaj i mjaftuan në Serie A për ta bindur Napolin se meriton të luajë në atë klub. /Gazeta Express/