Tare flet për përplasjen mes banorëve dhe firmës në Bënçë: Më shanë dhe goditën - Gazeta Express
string(78) "tare-flet-per-perplasjen-mes-banoreve-dhe-firmes-ne-bence-me-shane-dhe-goditen"

Tare flet për përplasjen mes banorëve dhe firmës në Bënçë: Më shanë dhe goditën

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2021 13:59

Auron Tare, eksperti i trashëgimisë kulturore ditën e sotme u konfrontua fizikisht dhe u godit gjatë përplasjes së banorëve me pronarët e firmës që po ndërton rrugën nga Bënça në Kurvelesh.

Mësohet se Tare pas mjekimit në spital deponoi në komisariatin e Tepelenës denoncimin mbi personat që akuzon se e goditën, që sipas tij janë pjesë e firmës që po ndërton rrugën.

Lexo Edhe:

Por përse ishte Tare aty? Në një prononcim për mediat ai ka shpjeguar arsyen duke theksuar se “Isha në kuadër të mbrojtjes së zonave turistike. Jam sharë dhe goditur nga një person për të cilin kam kryer dhe kallëzim në polici. Firma po e kthen kantierin në gurore që në dijeninë time është pa leje” tha ai.

Bëhet e ditur se konflikti me firmën nisi pasi banorët akuzojnë se marrja e inerteve për rrugën po shkatërron ekosistemin e luginës dhe po dëmton mjedisin.

Sipas tyre, peticioni me firmat që i jepte “OK” nisjes së punimeve është i falsifikuar dhe se nuk është firmosur nga banorët e fshatit.

Për këtë arsye, banorët sot kanë dalë në rrugë duke kundërshtuar vijimin e punimeve që solli më pas agravimin e situatës dhe përplasjet.