Përplasje mes banorëve të Bënçës dhe firmës për rrugën, Tare në komisariat - Gazeta Express
string(73) "perplasje-mes-banoreve-te-bences-dhe-firmes-per-rrugen-tare-ne-komisariat"

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2021 12:11

Përplasje mes banorëve të Bënçës dhe firmës për rrugën, Tare në komisariat

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2021 12:11

Ditën e sotme banorët e Bënçës në Tepelenë janë përplasur fizikisht me përfaqësuesit e firmës që po ndërton rrugën që e lidh zonën me Kurveleshin. ABC sjell pamjet e momentit të konfrontimit.

Auron Tare, përfaqësues të firmës dhe banorë të zonës kanë përfunduar në komisariatin e policisë së Tepelenës.

Lexo Edhe:

Mësohet se konflikti me firmën ka nisur pasi banorët akuzojnë se punimet nga marrja e inerteve për rrugën po shkatërron ekosistemin e luginës dhe po dëmton mjedisin.

Ndërkohë sipas tyre, peticioni me firmat që i jepte “OK” nisjes së punimeve është i falsifikuar dhe se nuk është firmosur nga banorët e fshatit.

Për këtë arsye, banorët sot kanë dalë në rrugë duke kundërshtuar vijimin e punimeve që solli më pas agravimin e situatës dhe përplasjet.