Taravari prezantoi pjesën tjetër të kabinetit presidencial: Janë njerëz me të cilët do t’i qojmë para idealet e VLEN-it - Gazeta Express
string(117) "taravari-prezantoi-pjesen-tjeter-te-kabinetit-presidencial-jane-njerez-me-te-cilet-do-ti-qojme-para-idealet-e-vlen-it"

Ballina

Gazeta Express

28/03/2024 16:19

Taravari prezantoi pjesën tjetër të kabinetit presidencial: Janë njerëz me të cilët do t’i qojmë para idealet e VLEN-it

Ballina

Gazeta Express

28/03/2024 16:19

Kandidati për president i VLEN-it, Arben Taravari ka prezantuar pjesën tjetër të kabinetit të tij presidencial.

Ai tha se bëhet pas fitores më 8 maj, me të president, presidenca do të jetë institucion i hapur për çdo qytetarë, do të jetë edhe përfaqësuese e shoqërisë tonë, multinacionale, multietnike dhe multikulturore.

Lexo Edhe:

Taravari tha se qytetarët meritojnë të përfaqësohen nga njerëz të kualifikuar dhe të dëshmuar nëpër fusha të ndryshme të jetës publike.

“Këta njerëz e njohin dhe e përfaqësojnë më së miri realitetin shoqëror këtu në Maqedoni. Që të gjithë e ndajnë të njëjtin mendim për t’i shërbyer qytetarit të Maqedonisë së Veriut pa dallim etnie, fetare apo politike”, tha Taravari, raporton SHENJA.

Taravari të parin e prezantoi ambasadorin Halim Hyda, për të cilin tha se do të jetë këshilltari i tij i diplomatik.

Më pas prezantoi këshilltarin e dytë, Jasmin Kallac, i cili do të jetë këshilltar ligjor i presidentit.

Urim Veseli, këshilltari i tret të cilin e prezantoi Taravari, për të cilin tha se do të jetë këshilltar për siguri dhe mbrojtje.

Doktor Arjanit Reka do të jetë këshilltarë i katërt, ndërsa do të jetë edhe zëdhënës i Arben Taravarit.

“Me këtë ekip të shkëlqyer profesionistësh të dëshmuar kam besim të palëkundur se do t’i qojmë përpara idealet e VLEN-it, që në fakt janë reflektim më i saktë i pritshëm dhe shpresa e qytetarëve për ndryshim, prosperitet dhe mirëqenie. Prandaj themi se ndryshimi ja Vlen”, deklaroi Taravari. /SHENJA/