Sot, komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka takuar ambasadorët e vendeve të QUINT’it, në Prishtinë.
Lidhur me këtë, ka shkruar edhe ambasada e Britanisë në Kosovë. Aty bëhet e ditur se është kujtuar ndërhyrja e NATO’s në 1999, duke e cilësuar si jetike për ta ndaluar katastrofën humanitare që po zhvillohej në Kosovë.
”Ne i nderojmë ata dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për të vazhduar përpjekjet në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme politike në të mirë të të gjithë qytetarëve në Kosovë dhe në mbarë rajonin”, thuhet mes tjerash në postim.
Postimi:
Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian patën kënaqësinë të mirëpriteshin sot nga Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Özkan ULUTAŞ.
Në këtë ditë, më 12 qershor, ne kujtojmë ndërhyrjen jetike të forcave të NATO-s në vitin 1999 për të ndalur katastrofën humanitare që po zhvillohej në Kosovë, si dhe burrat dhe gratë që kanë shërbyer, e në disa raste kanë humbur jetën, për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Ne i nderojmë ata dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për të vazhduar përpjekjet në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme politike në të mirë të të gjithë qytetarëve në Kosovë dhe në mbarë rajonin.
