Votat nga përfaqësitë diplomatike drejt fundit, KQZ tregon kur nis numërimi për ato me postë - Gazeta Express
string(92) "votat1-nga-perfaqesite-diplomatike-drejt-fundit-kqz-tregon-kur-nis-numerimi-per-ato-me-poste"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2026 16:22

Votat nga përfaqësitë diplomatike drejt fundit, KQZ tregon kur nis numërimi për ato me postë

Lajme

Gazeta Express

12/06/2026 16:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve synon që të përmbyllet gjatë ditës së sotme, procesin e numërimit të votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ky i fundit ka shtuar edhe se, me të përfunduar procesi në fjalë, menjëherë do të nisë numërimi i votave me postë.

Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar procesin e numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike. Përpjekjet e KQZ-së janë që numërimi i këtyre fletëvotimeve të përfundojë gjatë ditës së sotme, e premte. Menjëherë pas përfundimit të këtij procesi, do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë.”, ka thënë Elezi për Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement