Tahiri kërkon rezolutë kundër shtrenjtimit: U dashtë me u ndalë rryma për me u dhezë Qeveria - Gazeta Express
string(71) "tahiri-kritikon-kurtin-u-dashte-me-u-ndale-rryma-per-me-u-dheze-qeveria"

Lajme

Gazeta Express

24/01/2022 12:30

Tahiri kërkon rezolutë kundër shtrenjtimit: U dashtë me u ndalë rryma për me u dhezë Qeveria

Lajme

Gazeta Express

24/01/2022 12:30

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokartike të Kosovës, Abelard Tahiri ka folur i pari në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet lidhur me propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji përr shtrenjtimin e energjisë elektrike. Ai ka propozuar miratimin e një rezolute kundër shtrenjtimit të rrymës.

Tahiri tha se kjo seancë tregon “papërgjegjësinë jashtëzakonisht të madhe të kryeministrit”, i cili fillimisht nuk qe aty, por shkoi derisa Tahiri ende nuk e kish mbaruar fjalën e tij në foltore, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Thirrja e një seance të jashtëzakonshme për situatën energjetike në vend nga ana e partive opozitare tregon një përgjegjshmëri të lartë të partive opozitare karshi kësaj situate. Por në anën tjetër kjo tregon një papërgjegjësi jashtëzakonshisht të madhe të këtij kryeministri, që sot, kur ka një debat kaq të rëndësishëm dhe kur ka një preokupim kaq të madh të qytetarëve, ai nuk e gjen kurajon dhe vullnetin për të qenë në seancë”, tha ai.

Tahiri u shpreh se Qeveria ka ofruar vetëm dy alternativa.

“Fillimisht u dasht me u ndalë rryma për me u dhezë Qeveria jonë”, tha ai ndër tjerash.