T7 transmeton të dielën luftërat e boksit për tre tituj - Gazeta Express
string(55) "t7-transmeton-te-dielen-lufterat-e-boksit-per-tre-tituj"

Sport

Gazeta Express

25/12/2020 13:50

T7 transmeton të dielën luftërat e boksit për tre tituj

Sport

Gazeta Express

25/12/2020 13:50

Të dielën në pallatin e sporteve “Karagaçi” në Pejë prej orës 16:30 zhvillohen duelet e boksit profesionist në versionin UBF të karakterit interkontinental dhe internacional.

Meçi kryesor do jetë i kategorisë së rëndë me peshë deri 90 kg, botës për herë të parë në historinë e boksit kosovar zhvillohet në vendin tonë ku takohen Labinot Xhoxhaj kundër hungarezit Tomas Lodi.

Lexo Edhe:

Meçe interesante dhe për titull internacional zhvillohen edhe ndërmjet Edmond Zefit kundër Zoltan Szabos dhe Aaron Molli nga Zvicra kundër Hamza Wanderas nga Uganda.

Në program do të jenë dhe dy duele tjera profesionale.

Të gjitha këto do të keni rast të dielën prej orës 16:30 minuta t’i përcillni ekskluzivisht drejtpërdrejt në Televizionin T7 me komentimin e Agim Kasapollit.

Kjo ngjarje mbahet pa praninë e publikut shkaku i pandemisë.