"Synim, frikësimi i votuesve", Dendias telefonon Ramën pas arrestimit të kandidatit të Himarës - Gazeta Express
string(90) "synim-frikesimi-i-votuesve-dendias-telefonon-ramen-pas-arrestimit-te-kandidatit-te-himares"

Shqiperi

Gazeta Express

12/05/2023 12:04

“Synim, frikësimi i votuesve”, Dendias telefonon Ramën pas arrestimit të kandidatit të Himarës

Shqiperi

Gazeta Express

12/05/2023 12:04

Mediat greke raportojnë se për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, njëkohësisht përfaqësues i minoritetit grek, është njoftuar edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Pas kësaj ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka kontaktuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Lexo Edhe:

“Mësohet gjithashtu se ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka kontaktuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, pasi më herët ka informuar për këtë çështje kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis”, shkruan Protothema.

Media greke shkruan gjithashtu se ditët e fundit Kryeministri shqiptar ka vënë në shënjestër Fredi Belerin, duke u përpjekur të mbështesë të zgjedhurin e tij për bashkinë e Himarës, Jorgo Goron.

/Gazeta Express