Një akt i tmerrshëm dhune nga tifozët ka tronditur botën e basketbollit italian.
Pas ndeshjes së Serie A2 në PalaSojourner midis RSR Sebastiani Rieti dhe Estra Pistoia, autobusi që transportonte mbështetësit e skuadrës mysafire u sulmua me gurë nga disa tifozë rivalë.
Sipas raportimeve fillestare, disa persona hodhën gurë dhe sende të tjera të forta, përfshirë një tullë, e cila goditi xhamin e autobusit në pjesën e shoferit të dytë.
Ai u plagos rëndë dhe vdiq menjëherë, pavarësisht përpjekjeve të gjata për ta shpëtuar në vendngjarje.
Autobusi po udhëtonte nga Rieti drejt Pistoias dhe kishte qenë nën shoqërimin e policisë deri pak më parë.
Incidenti ndodhi në zonën Contigliano, përgjatë rrugës shtetërore Rieti-Terni 79.
Kryebashkiaku i Pistoia-s, Alessandro Tomasi, e përshkroi sulmin si një akt kriminal tronditës:
“Ne qëndrojmë me familjen e shoferit që u vra. Mendimet tona janë me ta. Jemi në kontakt me banorët e Pistoia-s që ishin në autobus dhe me autoritetet që po kryejnë hetimin.”
Klubi Pistoia Basket nxori një deklaratë zyrtare duke shprehur pikëllimin e thellë: “Presidenti Joseph David dhe i gjithë Klubi qëndrojnë me familjen e shoferit dhe ndajnë pikëllimin e të dashurve të tij, shkruan tch.
Kjo ngjarje tronditëse nuk ka të bëjë me sportin dhe na ka lënë të gjithë të shokuar.”
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...