Sulmi ndaj dy grave në Prishtinë, prokuroria konfirmon ndalimin e të dyshuarit - Gazeta Express
string(77) "sulmi-ndaj-dy-grave-ne-prishtine-prokuroria-konfirmon-ndalimin-e-te-dyshuarit"

Sulmi ndaj dy grave në Prishtinë, prokuroria konfirmon ndalimin e të dyshuarit

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 21:43

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, konfirmon ndalimin e burrit që dyshohet se sulmoi sot dy gra në Prishtinë pasi fillimisht shkaktoi dy aksidente.

Ulaj në një përgjigje për Gazetën Express tregoi se për cilat vepra penale dyshohet personi në fjalë.

Lexo Edhe:

“Lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurorit është ndaluar personi i dyshuar, për shkak të veprave penale “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjesimi apo demtimi i pasurisë”, sipas KPRK-së. I dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha Ulaj për Gazetën Express.

Sipas policisë, i dyshuari ka shkaktuar dy aksidente dhe më pas ka sulmuar vozitëset e veturave të aksidentuara.

I dyshuari është arrestuar në Pejë.