Mediat turke: Sulmi me 9 viktima në Turqi, vrasësi 14 vjeçar u “frymëzua” nga Elliot Roger, autori i një sulmi në Kaliforni - Gazeta Express
string(105) "sulmi-me-9-viktima-ne-turqi-vrasesi-14-vjecar-u-frymezua-nga-elliot-roger-autori-i-nje-sulmi-ne-kaliforni"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 13:45

Mediat turke: Sulmi me 9 viktima në Turqi, vrasësi 14 vjeçar u “frymëzua” nga Elliot Roger, autori i një sulmi në Kaliforni

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 13:45

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me të shtënat e regjistruara të martën në një shkollë në Turqinë jugore ku humbën jetën nëntë persona. Mësohet se autori 14-vjeçar ishte “inspiruar” nga një masakër e regjistruar në vitin 2014 në Shtetet e Bashkuara.

“Provat fillestare të hetimit treguan se autori përdori një imazh në profilin e tij në WhatsApp që i referohej Elliot Roger, i cili kreu një sulm në Shtetet e Bashkuara në vitin 2014”, sipas një deklarate të lëshuar nga drejtoria e përgjithshme e policisë turke.

Elliot Roger kreu një masakër në Isla Vista, Kaliforni, në vitin 2014. I riu vrau gjashtë persona në një kampus universitar në Santa Barbara, përpara se të vriste veten.

Ai shpjegoi në një video që regjistroi para masakrës se do ta kryente sulmin si një mënyrë “ndëshkimi” për gratë që e refuzuan. Autori i masakrës së djeshme gjithashtu ka vdekur ndërsa ende nuk dihet nëse ishte vetëvrasje.

“Pajisjet kompjuterike të sekuestruara gjatë kontrolleve në shtëpinë e autorit të krimit dhe automjetin e babait të tij po analizohen aktualisht dhe sipas informacionit fillestar të mbledhur, nuk është vërtetuar asnjë lidhje me terrorizmin, ky duket të jetë një incident i izoluar”, sipas policisë turke.

Advertisement
Advertisement
Advertisement