Janë asfaltuar disa rrugë në lagjen Drenovec të Komunës së Tetovës. Sipas Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i gjithë ky projekt i asfaltimit ka kushtuar rreth 200 mijë euro ndërsa janë asfaltuar gati një kilometër rrugë me gjërësi 5.5 metër.
Kasami tha se pas zgjidhjes së këtij problemi të kahmotshëm për banorët e Drenovecit, do të vazhdohet tutje me projekte të tjera infrastrukturore aty ku paraqitet nevoja.
Kujtojmë se gjatë fushatës politike për zgjedhjet lokale të vitit 2025 u nisën shumë projekte, disa prej të cilave ende nuk kanë përfunduar. Megjithatë, arsyetimi më i shpeshtë i Komunës së Tetovës ka qenë moti jo i përshtatshëm për punë, duke konfirmuar se punimet vazhdojnë dhe se të gjitha projektet e filluara do të përfundojnë sa më shpejtë që është e mundur.
tag_katrorimaqedoni_2
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...