Papa Leoni ka thënë sot se bota po “shkatërrohet nga një grusht tiranësh” mes disa përplasjeve për luftën në Iran me Presidentin amerikan Donald Trump.
Duke folur gjatë një vizite në Kamerun, Papa dënoi udhëheqësit që siç tha ai, shpenzojnë miliarda për luftëra në deklarata të pazakonta dhe të forta, raportojnë mediat e huaja.
Leoni, papa i parë amerikan, gjithashtu kritikoi udhëheqësit që përdorin gjuhë fetare për të justifikuar luftërat dhe bëri thirrje për një “ndryshim vendimtar drejtimi”
“Mjeshtrit e luftës pretendojnë se nuk e dinë që mjafton vetëm një moment për të shkatërruar, por shpesh as një jetë e tërë nuk mjafton për të rindërtuar,” tha Papa.
“Ata mbyllin sytë para faktit se miliarda dollarë shpenzohen për vrasje dhe shkatërrim, ndërsa burimet e nevojshme për shërim, arsim dhe rindërtim nuk gjenden askund”, shtoi ai.
Leo është shfaqur si një kritik i hapur i Trump për luftën në Iran, e cila ka nxitur luftime në të gjithë Lindjen e Mesme dhe një krizë globale ekonomike.
Trump nga ana e tij e ka sulmuar Papën, duke e quajtur “të dobët në luftën kundër krimit dhe të tmerrshëm për politikën e jashtme” në Truth Social.
Presidenti amerikan e sulmoi përsëri në rrjetet sociale të martën në mbrëmje, dhe të mërkurën publikoi një imazh të Jezusit duke e përqafuar atë, pas një imazhi të mëparshëm që e paraqiste si një figurë të ngjashme me Jezusin dhe që u kritikua gjerësisht.
Të enjten, Papa kritikoi ashpër udhëheqësit që përdorin tema fetare për të justifikuar luftërat.
“Mallkuar qofshin ata që manipulojnë fenë dhe vetë emrin e Zotit për përfitime të tyre ushtarake, ekonomike dhe politike, duke e tërhequr të shenjtën në errësirë dhe ndotje,” tha ai.
“Është një botë e përmbysur, një shfrytëzim i krijimit të Zotit që duhet të denoncohet dhe të refuzohet nga çdo ndërgjegje e ndershme”, ka thënë ai.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...