Suksesi i Danilos, që s’e ka arritur askush në historinë e futbollit - Gazeta Express
string(67) "suksesi-i-danilos-8qe-se-ka-arritur-askush-ne-historine-e-futbollit"

Futboll

Gazeta Express

01/12/2025 17:03

Suksesi i Danilos, që s’e ka arritur askush në historinë e futbollit

Futboll

Gazeta Express

01/12/2025 17:03

Mbrojtësi brazilian, Danilo ishte vendimtar në triumfin e Flamengos në Copa Libertadores në futbollin amerikano-jugor.

Ai shënoi në minutën e 67-të të finales së madhe ndaj Palmerias, për t’ia dhuruar trofeun e këtij kompeticioni skuadrës së drejtuar nga ish-futbollisti i njohur, Filipe Luis.

Kështu, me këtë triumf, Danilo bëri diçka që s’e ka bërë askush më parë në historinë e futbollit.

Danilo bëhet lojtari i parë në histori që fiton nga dy herë së paku Ligën e Kampionëve dhe Copa Libertadores (e cila është pothuajse e njëjtë si Liga e Kampionëve, por në Amerikën e Jugut).

Ai e fitoi dy herë Ligën e Kampionëve me Real Madridin, në sezonet 2015/16 dhe 2016/17.

Ndërkohë, Copa Libertadores, ai e fitoi më 2011 me Santosin, dhe më 2025 me Flamengon.

Në karrierën e tij në Evropë, Danilo luajti për Juventusin për gjashtë sezone, për Manchester Cityn për dy sezone, për Realin dy sezone dhe për Porton në katër sezone, ku u transferua nga Santosi më 2012./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement